Filmohet momenti kur rrufeja godit aeroplanin në Kanada

E publikuar: 07/03/2024 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kanadez raportohet se ka regjistruar momentin kur një Boeing 777 u godit nga rrufeja, pak pas ngritjes.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, shumica e aeroplanëve goditen nga rrufeja të paktën një herë në vit. Mirëpo, një incident i tillë rrallëherë kapet në video, shkruan businessinsider.

Ethan West tha se ishte duke i shikuar aeroplanët në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouverit të dielën kur pa një nga fluturaket e preferuar: Boeing 777-300ER.

Menjëherë pasi ai filloi të filmonte “Air Canada” duke u ngritur, aeroplani u godit nga rrufeja, raporton dailymail.

Një zëdhënës i Air Canada konfirmoi për CBC News se aeroplani që u nis nga Vancouveri u godit nga rrufeja.

Ai vazhdoi udhëtimin 10-orësh drejt aeroportit Heathrow të Londrës dhe u ul i sigurt përpara se të kontrollohej, shtuan ata.

Aeroplanët që dyshohet se janë goditur nga rrufeja duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detyrueshëm, i cili mund të shkaktojë vonesa në fluturime.

Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se aeroplanët shmangin stuhitë sa më shumë që të jetë e mundur.

Aeroplanët komercialë janë të dizajnuar me disa mbrojtje për të zbutur goditjet nga rrufeja, si p.sh. një shtresë mbrojtëse shtesë që përçon elektricitetin larg pasagjerëve dhe elektronikës së brendshme. /Telegrafi/