Një klub i striptizmit është nën hetime pasi që disa klientë janë filmuar duke e thyer rregullën e rreptë të ‘mos prekjes’ gjatë punës.
Dhe dy valltare – që dëshirojnë të quhen ‘Carla’ dhe ‘Mindy’ – janë kapur duke i inkurajuar meshkujt që t’i mbërthejnë për gjokse.
Bordi i Këshillit të Westminster City janë duke e dërguar një ekip me inspektorë tek Platinum Lace Gentleman’s Club këtë javë, pasi që i kishin parë këto pamje, transmeton lajmi.net.
Klubi njihet thuajse nga të gjithë, ndoshta sepse edhe shumë të famshëm si Pixie Lott, Snoop Dogg, boksieri David Haye etj., shkojnë aty.
Në këto fotografi që lajmi.net i sjellë për ju, mund të shihet që klientët padyshim e kishin thyer rregullën ‘pa prekje’, e gjithashtu videot e bëra e tregojnë edhe sesi ato i kishin inkurajuar ata që t’i kapnin për gjokse. /lajmi.net