Filmohen për herë të parë gjirafat e bardha (Video)

E publikuar: 15/09/2017 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjirafë e vogël dhe nëna e saj kanë bërë bujë të madhe në mediat botërore, për faktin se janë parë në Keni dhe konsiderohet si të rralla.

Në fakt bëhet fjalë për një gjirafë me ngjyrë të bardhë, të cilën e kanë hasur banorët e një fshati në Keni, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte parë edhe gjatë muajit korrik, por nuk kishin arritur ta filmojnë. Por, kësaj radhe kanë pasur kënaqësinë ta dokumentojnë këtë me një video.

“Kanë qenë afër njëra-tjetrës dhe ishin shumë të qeta”, ka deklaruar autori i videos. /Telegrafi/