Filmi kosovar “Shok” në Oscar

E publikuar: 14/01/2016 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filmi  “Shok” nga Kosova është filmi  i parë shqiptar i nominuar për Oscar. “Shok” bën pjesë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër dhe do të garojë me filmat “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Ok”, “Stutterer”.

Ky film në fokus ka jetën e dy fëmijëve gjatë luftës në Kosovë. “Shok” nën regji të Jamie Donoughue, është përzgjedhur nga Academy Awards ndërsa që është në garë me filmat “Ave Maria” nën regji të Basil Khalil, “Bad Hunter” nën regji të Sahim Omar Kalifa, “Bis Gleich (Till Then)” me producent Philippe Brenninkmeyer, “Contrapelo (Against the Grain)” nën regji të Gareth.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

https://youtu.be/DW4LtP33M2E