Regjisori i njohur spanjoll, Marco Lledo, ka shndërruar në subjekt kinematografik trazirat politike dhe konfliktin civil që përfshinë Shqipërinë gjatë vitit 1997.
Filmi ka në qendër misterin e një grupi gazetarësh të huaj, të cilit u vranë në ’97-ën në Mesopotam, teksa gjendeshin aty për të raportuar trazirat që e kishin përfshirë shtetin shqiptar. Xhirimet në studio janë kryer në Spanjë, ndërsa ato jashtë studios po bëhen në Sarandë, konkretisht në Butrint dhe Mesopotam.
“Kam pasur gjithnjë dëshirë të xhiroj diçka në Shqipëri. Im atë ka jetuar për disa vite këtu pas ’90-ës dhe i ka parë nga afër trazirat e ‘97. Mendova se subjekti ishte i gjetur dhe i përshtatur mirë me historinë. Në film debutojnë shumë aktorë shqiptarë dhe spanjollë, por edhe nga vende të tjera. Butrinti ishte mjedisi ideal për xhirimet”, shprehet regjisori Marco Lledo.
Producentja shqiptare e filmit pohon se ngjarja është mjaft e fortë dhe se dinamika merr peshë sidomos në ngjarjet që zhvillohen në terren.
Disa nga aktorët shqiptarë, që kanë xhiruar në Spanjë, janë Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Larte Vasili.
Filmi ka huazuar shumë histori reale dhe fakte të grumbulluara rreth trazirave. Gjithashtu, ky film është i pari “thriller horror” që realizohet në Shqipëri.