Filluan sulmet me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës nga Rusia

E publikuar: 21/09/2023 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ofruesi shtetëror i energjisë të Ukrainës, “Ukrenergo” ka njoftuar se sulmet me raketa të Rusisë gjatë natës shkaktuan dëmtime në objektet e energjisë në rajonet perëndimore dhe qendrore të Ukrainës.

Kjo kompani theksoi se ishte hera e parë që Rusia kishte nisur sulme në infrastrukturën e energjisë elektrike në gjashtë muaj, dhe se sulmet vijnë ndërsa Ukraina përgatitet për muajt e dimrit, raporton CNN.

“Për shkak të pasojave të sulmit, pati ndërprerje të pjesshme në rajonet Rivne, Zhytomyr, Kiev, Dniproptrovsk dhe Kharkiv. Furnizimi me energji elektrike po rikthehet për konsumatorët”, tha Ukrenergo.

Ai shtoi se aktualisht, funksionimi i rrjeteve kryesore të energjisë në Rivne dhe Zhytomyr është restauruar dhe konsumatorët familjarë po furnizohen me energji elektrike në rrjetet rajonale të kompanive të energjisë.

Ndërsa sulmi dëmtoi gjithashtu rrjetet e energjisë në rajonet Dnipropetrovsk, Kiev dhe Kharkiv, puna e riparimit emergjent filloi menjëherë pasi alarmi i sulmit ajror ra.

E kreu i administratës ushtarake rajonale të Rivne, Vitalii Koval, tha se rajoni kishte pësuar disa sulme me raketa.

“Fatkeqësisht, ka goditje në infrastrukturën energjetike dhe civile”, tha Koval.

Megjithatë Koval tha se nuk kishte viktima, por shtoi se nuk ka gjithashtu furnizim me energji elektrike në një pjesë të rrethit Rivne.