Vesa ka rrëfyer mbrëmjen e sotme një periudhë të errët të jetës, ku i është dashur të jetojë dhomave të spitaleve.
Banorja e Big Brother VIP deklaroi se në moshë të re nisi të përballej me probleme shëndetësore, të cilat i dobësuan shumë imunitetin.
Vesa tha se pas shfaqes së simpotomave, nisën edhe të dukeshin shenjat e nxirjes në trup.
Ajo vijoi më tej të tregonte se i dhanë tre ditë jetë në spital dhe se ka kryer disa operacione.
”Kam qenë e re kur u sëmura. Fillimisht u dobësova shumë, më pas nisën të shfaqeshin shenjat e nxira tek këmbët. Gjatë kësaj kohe bëra tre operacione. Mjekët më dhanë tre ditë jetë. Kur u futa për herë të fundit në operacion nuk kisha askënd pranë, as mamim as babin. Se mamin e kam pikë të dobët. Gjithë mamat na pranojnë edhe me ato gabimet”, rrëfeu Vesa.
Mbrëmja nuk përfundoi me aq pasi banorja u surprizua nga mamaja e saj. Takimi i tyre ka qenë shumë prekës, pasi të dyja shpërthyen në lot./tch/