Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka shpërndarë dy fotografi që dëshmojnë se libri i klasës së gjashtë “Edukata Qytetare” ka gabime të rënda drejtshkrimore. Në këtë libër emrat e qyteteve janë të shkruara me plot gabime.
Profesori ka shprehur shqetësim e tij për filloristët që mësojnë nga ky libër, transmeton Express.
Ky është statusi i tij i plotë:
Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës.
Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra.
Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?




















