Fillon zyrtarisht vettingu në drejtësinë shqiptare

E publikuar: 04/10/2017 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë bërë publike në Fletoren zyrtare vendimet e Kuvendit për strukturën dhe pagat e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik duke hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas përcaktimeve në ligj komisioni i Kualifikimit do të ketë 50 punonjës, Kolegji i Apelimit 37 dhe Komisioneri Publik 26. Paga e anëtarëve të komisionit do të jetë rreth 234.550 lekë. Komisioni vendosi që anëtarëve tu vihet në dispozicioni ushtarë të Gardës të cilët do të luajnë rolin e truprojës dhe shoferit.

Stafi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese ka nisur përzgjedhjen e personelit që do të nevojiten për të filluar çmontimin e korrupsionit në rradhët e gjyqsorit në vend, ku pritet që javën e ardhshme të mbyllet edhe rekrutimi. Menjehërë pas rekrutimit do të hapen dosjet e para ku fillimisht target do të jenë krerët më të lartë të drejtësisë shqiptare, konkretisht kryetari i Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu do të bëhet edhe verifikimi përsa i takon aftësive profesionale dhe integritetit moral të këtyre tre drejtuesve të lartë të sistemit të drejtësisë në vend