Fillon shitja e biletave për ndeshjen Islandë – Kosovë

E publikuar: 04/02/2025 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Islandë – Kosovë që do të zhvillohet në Murcia të Spanjës.

Ndeshja do të zhvillohet më 23 mars nga ora 18:00 në stadiumin “Enrique Roca”.

Biletat shiten përmes sistemit spanjoll të shitjes së biletave “Compralaentrada” dhe kushtojnë 30 euro.

Më 20 mars, Kosova e luan në Prishtinë ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.