(I plotësuar)- Kryeministri i vendit, Isa Mustafa para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se qeveria ka tërhequr nga seanca e sotme Ligjin për Demarkacionin.
“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që duhet të votohet demarkacioni për Malin e Zi. Qeveria ka vendosur sot ta tërheq Ligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Do të diskutojmë për ligjin dhe do ta procesojmë në Kuvend në momentin që vlerëson Qeveria”, tha ai. /Telegrafi/
….
Pas njoftimit për tërheqjen e ligjit për kufirin e Kosovës me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.
Bashkë me të është larguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.
…
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se sot nuk janë rrethanat për të votuar marrëveshjen me Malin e Zi.
“Kjo seancë duhet të shtyhet dhe të marrim një qëndrim të përbashkët sepse nuk është në rregull të disktutojmë në një seancë ku ka kërcënime dhe nuk duam koncesion në një ligj që përcakton territorin e Koosvës. Tërheqja nuk nënkupton që do ta ndryshojmë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.
.
………………………………..
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas arritjes së deputetëve të PDK-së dhe kryeparlamentarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet për demarkacionin e kufijve me Malin e Zi ishte planifikuar të fillonte në ora 11:30 por tashmë ora shënon 13:15 minuta dhe kjo seancë nuk ka filluar.
Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendit duke iu bashkuar deputetëve të tjerë që ishin prezentë në sallë, raporton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që edhe pas arritjes së këtyre deputetëve seanca nuk dihet se kur do të fillojë pasi kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa thuhet të jenë në një takim të veçantë në një nga zyret e Kuvendit./Indeksonline/