Deputetët e Kuvendit kanë filluar të mbajnë seancën e radhës.
Në këtë seancë që filloi nga ora 10:00, pritet të raportojë edhe Albin Kurti, kryeministri i vendit për paraqitjen e tij në takimin e 15 qershorit ku do të takohet me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, njofton Klankosova.tv.
Rendi i ditës është ky:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

















