Nisi seanca ndaj Fatmir Limajt dhe katër personave tjerë për lëndët e bashkuara rreth ish-Ministrisë së Transportit.
Fatmir Limaj do të paraqitet sot para trupit gjykues për lëndët e bashkuara rreth ish-Ministrisë së Transportit.
Seanca ishte paralajmëruar të nisë në orën 11:00, por palët janë në gjykatë që nga ora nëntë dhe ajo pritet të nisë shumë shpejt.
Në seancën e sotme është paraparë të lexohet aktakuza e ashtuquajtur “e konsoliduar”, term të cilin e kundërshtoi avokati i Limajt Tahir Rrecaj në seancën e 30 tetorit.
Në këtë seancë Limaj tha se aktakuza është ngritur me urdhër politik.