Fillon punimet Kuvendi, Beqiri kërkon të jetë vetëm Trepça në rend dite

E publikuar: 07/10/2016 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli ka hapur punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës. Para fillimit të seancës veseli ka biseduar disa minuta me deputetin e Listës Serbe Simiq.

Fjalën e parë e mori Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i cili propozoi që në këtë seancë të jetë në rend dite vetëm ligji për Trepçën.

Propozimi i Beqirit është mbështetur nga shefi i GP të PDK-së Zenun Pajaziti.