Fillon protesta e PSD-së, qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë Kurti

E publikuar: 29/01/2022 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar protesta nga Partia Social Demokrate kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se është protestë massive“Protesta është shumë e madhe. Po e shihni zemërimin qytetar.

Ju lus ta përcjellni protestën të cilën do ta vazhdojmë deri te Qeveria”, tha Nushi.Ndërsa, Nusrit Azemi nga Fushë Kosova tha se shtrenjtimi i rrymës është goditje e madhe për popullin shqiptar, duke shtuar se po shkelet kushtetua e Kosovës.

Sot jemi dalë për shumë arsye. Shtrenjtimi i rrymës është goditje për popullin shqiptar sepse shkelet kushtetuta. Me dit se është duke shkelë kushtetutën. Le të jemi të gjithë të barabartë. I ka marrë votat. Sot bashkëluftëtarët e mi vdesin nga mërzia dhe skamja sepse kemi luftuar për mirëqenie.

Nuk e pagun rrymën vjen të shtin në burg. E ka humbur rrugën. Qofse është shqiptar të mos na shkelë sepse shumica jemi shqiptar. Protestuesit bëjnë thirrje poshtë qeveria. Unë nuk ja japë paratë turkut, privatit. Apel le të kfillet sepse i vjen fundit”, tha Azemi.

Qytetari, Hajzer Zyhrani e ka quajtur kryeministrin Kurti rrenc.“Ma kanë marrë hajnat, m’kanë lan pa shtëpi, ka shumë anëtarë të familjes. Oj Kosovë kallu se hajnat e kanë kap në dorqë.

O Albin rrenci, s’ka vye sen. Zyre ko met ardh met kapë përkrahi. Let tum vranë se [përkrahi ko met ardh met kap. Rrenc, rrenci. Ma ka rrit rrymën 250 euro. Unë i kom thonë ko met vra nëse vjen”, tha Zyhrani.