Kryesore

Fillon pagesa e ndihmës me paradhënie për rajonet e vërshuara

23.08.2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fillon pagesa e ndihmës me paradhënie për rajonet e vërshuara

Ministria e Financave e Maqedonisë informoi se të gjithë qytetarët të cilët i ka evidentuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e vërshuara në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës do të përfshihen me pagesë për paradhënie të mjeteve sipas dinamikës me të cilën të dhënat arrijnë në Ministrinë dikasteriale.
Ministri i Financave Kiril Minoski informoi se gjatë ditës i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta dedikuese në bankat afariste.

“Kjo do të thotë se në terminet e pasdites mjetet do të jenë të disponueshme për qytetarët nga rajonet e vërshuara. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme kohore, në pajtim me të dhënat të cilat do të na arrijnë nga Komisioni për kompensim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë”, tha Minoski.

Qytetarët mund t’i marrin paratë në sportelet e bankave me dokumentet e identifikimit – letërnjoftim ose pasaportë. Çdo familje duhet të marrë kompensim prej 500 eurove, të cilat iu nevojiten për sanim fillestar të dëmeve. Paradhënie do t’u paguhet edhe familjeve të tjera të vërshuara.

Pasi ekipet për vlerësimin e dëmeve do të përfundojnë me punë në shtëpitë, ashtu edhe qytetarët përmes telefonit i paraqesin llogaritë e tyre në bankat afariste në të cilat duhet të transferohen paratë nga dëmshpërblimi i paradhënies. Paraqitja kryhet në katër linja fikse telefonike, por edhe në postën elektronike të Ministrisë së Financave dhe me SMS porosi me emër dhe mbiemër dhe emër të bankës në numrin e celularit 070/271-410.

Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç’rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga tërë shuma./MIA/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit