Fillon numërimi i votave me kusht

E publikuar: 23/11/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta ne ato komunat ku këto vota nuk ndikojnë në rezultat.
Fillimisht janë duke u numëruar votat me kusht nga Gjilani dhe Gjakova.

Më pas do të numërohen votat nga Istogu, Kaçaniku, Klina, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Suhareka, Ferizaj, Vushtrria, Malisheva dhe Kllokoti, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP’së, në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës.