Sonte me fillim nga ora 20:30 në Vjenë të Austrisë ka filliar të mbahet finalja e Eurovizonit.
Mediat janë pushtuar nga sondazhet dhe parashikimet për fituesin e këtij ediconi.
Si çdo vit, banorët e Evropës votojnë nëpërmjet telefonit për të zgjedhur këngën më të mirë të festivalit evropian.
Si të gjithë garuesit e tjerë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, pret votat e evropianëve. Në faqen e saj zyrtare është publikuar një fotografi që tregon se si mund të votohet për të nga secili vend i Evropës.
Pjesëmarrja e saj në Eurovizon u prit me mjaft optimizëm nga shqiptarët andej e këndej kufirit. Ajo duket se po gëzon përkrahjen e të gjithëve nisur nga kryeministri Edi Rama, komuniteti artisitk shqiptar që në mënyra të ndryshme e ka përkrahur gjatë këtyre ditëve, dhe fanasat e saj në Itali, pasi që ajo ende mbahet mend si fituese e “The Voice of Italy”.
Emri i saj si favorite e këtij viti u lakua edhe nga media të mëdha botërore.
Finalja e madhe e Eurovizonit do të transmetohet drejt për së drejti në një ekran të madh, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.