Punimet për heqjen e “Parkut të paqes” (LIVE)

E publikuar: 17/10/2015 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në urën kryesore mbi lumin Ibër, që lidh anën jugore dhe atë veriore të Mitrovicës, sot fillojnë punimet për heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” dhe revitalizimin e urës.

Sipas zyrtarëve të komunës së Mitrovicës së jugut, punimet fillojnë në orën 16.

barrikada-heqja

Siç është thënë edhe më parë, ura do të mbulohet në lartësi prej 4 metrash dhe aty do të zhvillohen punimet për renovimin e saj.

Projektin për heqjen e të ashtuquajturit “Parku i paqes” dhe revitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër, e ka marrë përsipër ta realizojë Këshilli Evropian.

I ashtuquajturi “Parku i paqes” mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, është vendosur me 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut.

Thuhet se punimet për heqjen e kësaj barrikade do të zgjasin me muaj.