Të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan kanë filluar që të prodhojnë vazo për lule, raporton Express.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Shërbimi Korrektues ka bërë me dije se me angazhimin e tyre në punë, synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur.
“Përmes angazhimit të të burgosurave në punë, synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurave brenda institucionit korrektuese normalizon edhe jetën tyre të përditshme në burg”, thuhet në njoftim./Express

















