Filloi gërmimi për tunelin hekurudhor nën det, të gjatë 2.8 kilometra (Foto)

E publikuar: 19/01/2019 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inxhinierët kinezë kryen të gjitha përgatitjet dhe tashmë kanë nisur gërmimet, për super tunelin hekurudhor që do të jetë i gjatë 2.8 kilometra, si pjesë e një projekti prej më se dy miliardë eurosh.

Për të kryer gërmimet në tabanin e detit, që ndodhet në Liaoning të Kinës, punonjësit duhet të punojnë në 24 metra thellësi, nën Detin e Verdhë, transmeton Telegrafi.

Strukturat e sipërfaqes që duhet të gërmohet është shumë e komplikuar, andaj makineritë duhet të kalojnë nëpër shpella të ndryshme dhe të thyejnë gurë shumë të fuqishëm. Shpella më e lartë i ka afro 30 metra, që është e njëjtë me një ndërtesë që ka dhjetë kate.

Makineria për gërmimin e tunelit

Pjesa më e thellë e tunelit është 50 metra, që nënkupton se ekipet punuese dhe makineritë gërryese, duhet të përballen me presion shumë të madh të ujit.

Konstruksioni që zyrtarisht ka filluar sot, që është shumë sfidues është quajtur si ‘super projekti nën ujë’, ndërsa pritet të përfundojë në qershorin e vitit 2021.

Përgjatë kësaj kohe, pritet të përfundojë infrastruktura e tunelit, ndërsa deri në vitin 2023, të ndërtohet edhe hekurudha dhe të fillojë qarkullimi i trenave. /Telegrafi/