Kryesore

Fillimi i zbatimit të MSA-së, etapë e re për zhvillimin e Kosovës

01.04.2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fillimi i zbatimit të MSA-së, etapë e re për zhvillimin e Kosovës

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare përmes një komunikate ka thënë se fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është hapi më i rëndësishëm për Kosovën, që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

OEGJK-u thotë se, “për shtetin tonë, nga sot, po fillon një etapë e re e zhvillimit ekonomik, të cilën duhet ta shfrytëzojmë me gjithë kapacitetet tona”.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, na obligon që të shtojmë përpjekjet dhe kujdesin për rritjen e bizneseve vendore. Të gjetur, tashmë pjesë e një tregu të gjerë mbi 500 milion banorësh, paraqitet si një shans shumë e mirë por njëkohësisht edhe një sfidë serioze për ndërmarrësin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas OEGJK-së biznesi vendor duhet të jetë i përgatitur që të jetë konkurrues i denjë, ndërsa shteti duhet të shtojë maksimalisht angazhimin për të ndihmuar prodhuesin kosovar, që të arrij nivelet e standardeve të kërkuara për tregjet evropiane. Në këtë rrugëtim të ri që nisi sot, bizneset kosovare nuk duhet të mbesin të vetme dhe nga shteti duhet të gjenden mënyrat më të mira për ta ndihmuar atë.

“Pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi, duke qenë koshient për situatën në të cilën ndodhemi, shteti është i detyruar të ndërmarrë reforma të theksuara në shumë fusha për të përmirësuar gjendjen e ambientit të përgjithshëm të të bërit biznes, e në veçanti të ndihmoj prodhuesit kosovar për të qenë konkurrent e partner të denjë me kompanitë evropian”, thotë OEGJK.

OEK më tutje thotë se tashmë pas fillimit të zbatimit të MSA-së, BE duhet ta konsideroj të pashmangshme heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në kohë sa më të shpejtë. Kjo do ta lehtësonte dhe ndihmonte shumë mundësinë e marrëveshjeve eventuale ndërmjet ndërmarrësve kosovar e evropian, pasi, horizonti i mundësisë së zhvillimit të aktivitetit biznesor, është shumë më i gjerë dhe ne i gëzohemi faktit se produktet tona mund t´ia ekspozojmë një tregu që kalon mbi 500 milionë konsumator.

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, konsideron se me fillimin e zbatimit të MSA-së, nuk u eliminuan sfidat ekonomike, porse mundësia na është dhënë që të dëshmojmë me punën tonë se ato mund t´i kalojmë dhe të ecim tutje suksesshëm.

Ajo më tutje shton se, “do ta shfrytëzojmë në maksimum këtë mundësi, pasi vendi do të ketë përfitime shumëdimensionale; në rritjen kualitative të prodhimeve; mundësinë thithjes së investimeve të huaja; bashkëpunimet më intensive mes bizneseve, etj”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%