Të marrësh këshilla financiare nga punonjësi i bankës suaj lokale, mund të jetë një gjë e së kaluarës.
Një bankë në Kinë, e ka hapur filialin pa asnjë punëtor njeri, duke u udhëhequr në tërësi nga robotët, transmeton Telegrafi.
Pasi të kenë vënë fytyrën për identifikim, klientët përshëndeten prej ‘humanoidëve’ të cilët iu përgjigjen të gjitha pyetjeve që iu parashtrohen.
Këta robotë bankar, janë të aftë të përfundojnë të gjitha punët që i kryen një njeri, si hapja e llogarive, transferimi i parave dhe investimet e ndryshme.
China Construction Bank, që është një bankë shtetërore me bazë në Pekin, pretendon se ky filial në Shangai, do ta bëjë sistemin bankar më të besueshëm dhe efikas.
Pos robotëve që flasin, klientët kanë mundësi të bëjnë një xhiro nëpër pronat që ofrohen me qira, me anë të pajisjes me efekte vizuale.
Sipas zyrtarëve, kjo teknologji e lartë, mund të përmbushë 90 për qind të kërkesave, që ofron një bankë e nivelit të lartë.
Megjithatë, nëse roboti nuk mund të kthejë ndonjë përgjigje, janë kabinat e veçanta, ku klientët mund të flasin privatisht me ekonomistë nëpërmjet video lidhjeve.
Në këtë mënyrë, pretendohet që të kursehen klientët prej pagesave shtesë, të cilat nevojiten për të paguar stafin e angazhuar. /Telegrafi/