Njihuni me Kitten Kay Sera, 52 vjeçaren nga Kalifornia e cila nuk ka veshur gjë tjetër për 35 vitet e fundit përveçse rroba ngjyrë rozë, e gjitha kjo për të fituar titullin e Ripley’s Believe it or not si personi më “pink në botë”.
Por fiksimi i saj nuk mbaron këtu.Kitten jeton në një shtëpi rozë dhe madje ka lyer qenin e saj me të njëjtën ngjyrë.Për të bërë të gjitha këto ajo ka shpenzuar më shumë se 1.5 milionë dollarë.
“Të vesh diçka që nuk është rozë është e pamundur për mua. Roza është bërë jeta ime dhe duhet ta pranojë që ndjehem e çliruar. Kjo ngjyrë më jep fuqi” shprehet Sera për Daily Mail.




























