Fiksimi i Vuçiqit me “mençurinë” e Aliyevit, O’Brien e paralajmëron rreth Bosnjës e Kosovës

E publikuar: 29/06/2024 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, në shkurt të këtij viti kishte bërë një analizë të deklarimeve dhe admirimit që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kishte shprehur për mënyrën se si Azerbejxhani kishte vepruar me rajonin e Nagorno Karabakut dhe kishte dhënë alarm për BE-në se një gjë e tillë është edhe projeksion i Vuçiqit për Kosovën.

Martens kishte treguar se si Vuçiq në një intervistë të tij i kishte thurur lavde liderit të Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, për atë se si kishte pritur për vite të tëra deri në krijimin e rrethanave të përshtatshme për të marrë Nagorno Karabakun.

Kjo temë dhe admirimi i Vuçiqit për mënyrën dhe strategjinë e Aliyevit është prekur edhe sot në Forumin e Dubrovnikut. Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien thënë se interpretimi i Vuçiqit është i gabuar, pasi Aliyev, ka shprehur qëllimin që të marrë territore që janë ndërkombëtarisht të njohura si pjesë të Azerbajxhanit.

Gjithashtu O’Biren ka paralajmëruar që s’duhet të ketë lëvizje as në Bosnje e as në Kosovë.

“Duhet të jemi të qartë: Jo lëvizje në Bosnje, jo lëvizje në veri të Kosovë”, ka deklaruar O’Brien.

Edhe në të kaluarën, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kundër përdorimit të dhunës për zgjidhjen e mospajtimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, zyrtarët në Kosovë, përfshirë presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, disa herë kanë thënë se Serbia ka ambicie territoriale karshi Kosovës.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020