Figurat e PDK-së mblidhen në selinë qendrore, pak pasi publikohet aktakuza ndaj Thaçit e Veselit

E publikuar: 24/06/2020 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ngritjes së aktakuzës për krime nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Kadri Veselit, zyrtarë të lartë e bashkëpartiakë kanë filluar të mblidhen në selinë e PDK’së në qendër të Prishtinës.

Pak minuta pasi është bërë publike aktakuza, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuqi janë parë teksa kanë arritur në selinë e partisë që drejton Veseli.

Përveç Veselit, Gjykata ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-kreut të PDK’së, presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Të dy janë të dyshuar për përgjegjësi penale për rreth 100 vrasje./Front Online/