Një festë në familje “mes vajzash”. Fifi, e lindur më 1911, fiku 106 qirinj në tortën e saj, dhe me të ishte dhe e motra Dede, e cila më 23 tetor mbushi plot 112 vjeç.
Bëhet fjalë për motrat Filippa dhe Diega Cammalleri, nga Agrigento e Italisë.
Në festën e organizuar në shtëpinë e tyre kishte mjaftë “të rinj”, përfshi edhe kunatën 94-vjeçare dhe nipërit mbi 60-vjeçarë.
Dede ka qenë mësuese, dhe një vit më parë mori dhe një dekoratë nga ministri i atëhershëm, transmeton tch.
Ajo tha për herë të parë se nuk i kishte ndëshkuar kurrë nxënësit e saj dhe kur ka qenë e nevojshme, është munduar ti korrigjojë, shkruan Corriere della Sera.