FIFA ka filluar hetimet mbi tranferimin e Eliaquim Mangalas nga Porto në Manchester City në gusht të vitit 2014.
24 vjeçari ishte bashkuar me Manchester City për një shumë që konsiderohet të jetë 32 milionë funte e që do të zgjasë 5 vjet.
Mirëpo ardhja e francezit në Manchester City do të hetohet që të zbulohet nëse janë thyer rregullat e pronësisë së palës së tretë në atë kohë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Raporti i FIFA0s thotë se nën hetim është Porto dhe jo Manchester City.
Para se të vinte në Porto, Mangala e ka filluar karrierën e tij në Standard Liege në vitin 2008, duke e fituar garën që në sezonin e tij të parë.