FIFA ndërpren hetimet ndaj presidentit Infantino

E publikuar: 05/08/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti etik i FIFA-s, ka ndërprerë hetimet ndaj presidentit Gianni Infantino, pas dyshimeve për përdorimin e fluturimeve private.

Prokurorët e FIFA-s kanë deklaruar se kanë vendosur t’i japin fund hetimeve mbi dyshimet për konflikt të interesit dhe pranim të dhuratave, dhe kjo është mbështetur edhe nga gjykatësit.

Oda e Prokurorëve deklaroi se “nuk është vërejtur asnjë keqpërdorim i Kodit të FIFA-s, që është kryer nga zoti Infantino”.

Një burim i brendshëm i FIFA-s kishte lëshuar një lajm për media se Infantino ka shfrytëzuar fluturimet përmes qeverive të vendeve mikpritëse të Kupës Botërore.

Këto benefite “nuk konsiderohen të dëmshme”, thuhet në deklaratë.