FIFA ia ndalon përgjithmonë veprimtarinë Chuck Blazer-it

E publikuar: 09/07/2015 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti për etikë në FIFA, ia ka ndaluar përgjithmonë veprimtarinë në fushën e sportit ish-administratorit Chuck Blazer.

Blazer, 70 vjeç, ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s prej vititn 1996 deri në vitin 2013.

Në vitin 2013, ai pranoi në gjykatën federale të Neë Yorkut se ka pranuar rryshfet në përpjekjen e dështuar të Marokut për të organizuar Kupën e Botës, si dhe për fitimin e organizimit të Kupës së Botës në Afrikë të Jugut në vitin 2010.

Komiteti për Etikë i Federatës Botërore të Futbollit tha sot se Blazer “ishte lojëtar kyç i skemave për oferta, pagesa ilegale dhe marrje të rryshfetit”.