Për shkak të sjelljes jo të mirë të tifozëve në ndeshjen e parë të kualifikimeve për “Rusi 2018” kundër Maqedonisë, FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 50 mijë franga zvicerane, apo me 45 mijë euro.
Lajmi i konfirmuar nga FIFA është transmetuar nga “Daily Mail”.
Pos Shqipërisë, FIFA ka dënuar edhe Italinë, Argjentinën, Brazilin, Hondurasin, El Salvadorin, Meksikën, Perun, Paraguain dhe Kanadën.




















