Chelsea është dënuar nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.
Blutë janë shpallur fajtorë për shkelje të nenit 19 të rregullave në rastin e transferimit të 29 lojtarëve të mitur.
Klubi londinez gjithashtu ka kryer disa shkelje të tjera në lidhje me kërkesat e regjistrimit të lojtarëve.
Përveç këtij dënimit, Bluve i është shqiptuar edhe një gjobë shtesë prej 460 mijë funtesh, ndërsa kanë afat 90 ditë për të rregulluar situatën e lojtarëve të mitur të përfshirë.
Chelsea given two-window transfer ban by FIFA after breaking rules over the transfer of minors pic.twitter.com/lDuddh0qFO
— B/R Football (@brfootball) February 22, 2019
Vendimet e nxjerra nga Komiteti Disiplinor u njoftuan sot (e premte) në klub dhe mund të kundërshtohet para Komitetit të Ankesave të FIFA-s.
Transferimi i Christian Pulisic nga Borussia Dortmund për 60 milionë funte si dhe huazimi i Gonzalo Higuainit për 18 muaj do të lejohen si përforcime.
OFFICIAL: FIFA have banned Chelsea from signing players in the next two transfer windows for breaching rules in relation to youth players. pic.twitter.com/4aMX3AYDIi
— Squawka News (@SquawkaNews) February 22, 2019
Chelsea përballet me Manchester Cityn në Kupën Carabao të dielën në Wembley.
Mediat angleze kanë raportuar se janë edhe katër skuadra tjera në procedurë dënimi për shkak të shkeljeve të rregullave. /Telegrafi/