Fier, i dënuari gjendet i vetëvarur në qelinë e tij

E publikuar: 24/02/2018 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ​Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Fierit ku një prej të dënuarve i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas të dhënave paraprake një 38 vjeçar është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij pa shenja jete. Mësohet se i dënuari kishte përdorur kanatjeren e tij që e kishte kthyer në formë litari për të ndërmarrë aktin ekstrem. 38 vjeçari identiteti i të cilët nuk është bërë ende i ditur, ishte dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Mësohet se dy ditë më parë ai ishte transferuar nga Vlora në burgun e Fierit. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar këtë të burgosur të ndërmarrë një akt fatal për jetën tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen plot të kësaj ngjarje/RTV21/