Lajmet

FH: Kosova në mesin e vendeve “pjesërisht të lira” për liri të shtypit

27.04.2016 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FH: Kosova në mesin e vendeve “pjesërisht të lira” për liri të shtypit

Organizata për të drejtat e njeriut, “Freedom House”, njoftoi se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2015 në nivelet më të ulëta në 12 vite, si pasojë e rritjes së presionit nga kombinimi i elementeve politike, kriminale dhe terroriste.

Raporti vlerëson lirinë e shtypit në 199 shtete dhe territore, duke ndarë për secilin prej tyre pikë nga 0 (vendi më i lirë) deri në 100 (aspak i lirë), gjë që shërben si bazë për përcaktimin e statusit “i lirë”, “pjesërisht i lirë”, dhe “aspak i lirë”.

Në raportin “Liria e Shtypit në Botë 2016”, Kosova radhitet në vendin e 96-të dhe hyn në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, një përmirësim shumë i vogël nga pozita e 98-të, në të cilën radhitej vitin e kaluar. Në kategorinë e vendeve “pjesërisht të lira” hyn edhe Serbia, e cila radhitet në vendin e 87-të, pastaj Shqipëria në vendin e 106-të, Mali i Zi, që radhitet në vendin e 80-të, dhe Kroacia në vendin e 84-të.

Raporti i “Freedom House”vlerëson se liria e shtypit ka rënë “jo vetëm në shoqëritë e shtypura, por edhe në Evropë”, duke veçuar politikanët në Poloni, Serbi dhe shtete tjera, të cilët “kanë kërkuar kontrolle më të mëdha ndaj medieve kombëtare.”

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia, e cila është cilësuar si “pjesërisht e lirë”, në vendin e 87-të, dhe Maqedonia si “aspak e lirë”, në vendin e 136-të, janë radhitur në mesin e vendeve që kanë përjetuar rëniet më të mëdha në lirinë e shtypit për vitin 2015.

Analistja e hulumtimeve në “Freedom House”, Elen Aghekyan, ndër të tjera, ka komentuar për Radion Evropa e Lirë edhe radhitjen e vendeve të Ballkanit në vlerësimet e këtij viti.

“Maqedonia ka shkaktuar alarm për shkak të zbulimit të përgjimeve të qeverisë. Ajo çfarë është parë në Ballkanin Perëndimor është dhuna e vazhdueshme ndaj gazetarëve, gjë që ka qenë shqetësim për rajonin në përgjithësi, ndërsa këtë vit kemi parë vende si Kroacia, e cila më herët nuk ka pasur një nivel aq të lartë të dhunës, sikurse të themi, Mali i Zi”, shpjegon Aghekyan.

Nga ana tjetër, raporti thekson se Siria ka mbetur vendi më vdekjeprurës në botë për gazetarët, në vitin 2015, me të paktën 14 gazetarë të vrarë atje, dhe tre gazetarë sirianë të vrarë në Turqi, me gjasë nga grupi militant Shteti Islamik.

“Forcat kundër lirisë së shtypit ishin më të fuqishmet në Lindjen e Mesme dhe në Turqi, ku qeveritë dhe grupet militante kanë bërë presion te gazetarët dhe grupet e mediave që të mbajnë anë, si dhe të krijojnë një klimë ‘për apo kundër nesh”, thuhet në raportin vjetor të kësaj organziate, me bazë në Washington, i cili është publikuar të mërkurën.

Qeveria turke ka përdorur ‘kërcënime të vërteta të sigurisë për të shpeshtuar shtypjen e saj ndaj mediave’, thuhet në raport, duke e veçuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për “ngritje të akuzave për fyerje kundër gazetarëve, bllogerëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.”

Raporti i këtij viti gjithashtu e ka përshkruar Rusinë si një “inovatore e propagandës moderne shtetërore”, e cila ka shtrënguar kontrollin e informacionit në vend dhe gjithashtu ka shtuar përpjekjet për t’i manipuluar mediat në vendet fqinje, si Ukraina, Moldavia, si dhe shtetet e Azisë Qendrore dhe Baltikut.

Vendet me më së paku liri të shtypit janë cilësuar Bjellorusia, në vendin e 192-të, Krimea në pozitën 195, Irani në vendin e 190-të, ndërsa më së keqi vlerësohet të jetë Korea e Veriut, në vendin e fundit, të 199-in, transmeton rel.

Vendet evropiane edhe kësaj radhe kanë kryesuar këtë listë, me Norvegjinë në vendin e 1-rë, si vendi me më së shumti liri të shypit, pasuar nga Belgjika, Finlanda, Holanda dhe Suedia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në pozitën e 29-të në raportin e këtij viti për lirinë e shtypit në botë nga organizata “Freedom House”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara