Adnan Januzaj me shumë gjasë do të jetë lojtari i parë që do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Ylli i Manchester United ka shprehur dëshirën për të luajtur për Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në emisionin ‘Info 3’ të RTK-së, transmeton Indeksonline.
“Ai e ka shprehur dëshirën që të luaj për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, ka deklaruar Salihu për çështjen e Januzajt, por sipas tij tani duhet pritur vendimin që do të merr FIFA për çështjen e statutit të lojtarit.
Januazj ka përfaqësuar Belgjikën në botërorin e mbajtur në Brazil në vitin 2014./Indeksonline/