Kërkesa të çuditshme e aspak domethënëse ka shprehur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj mediave.
FFK, ka dërguar letër të hapur drejt Asociacionit të Gazetarëve, Këshillit të Pavarur të Mediave si dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportiv.
Sipas shtëpisë së futbollit kosovar, ata u kanë kërkuar këtyre institucioneve mediatike që të respektojnë kodin e gazetarisë pasi të njëjtin pretendojnë se po bëhet “fushatë mediatike” kundër FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës, përmes disa emisioneve sportive në Kosovë.
FFK-ja ndër tjerash ka kërkuar që të ndalohen fyerjet, shantazhet e kërcënimet, kinse po bëhen në drejtimin e tyre.
Kujtojmë që ky reagim, vjen pak ditë pasi në media u raportua, se i pari i FFK-së, Agim Ademi kishte kërcënuar lojtarët e përjashtuar së fundmi nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës.
Letra e plotë: