Sekretarja Organizative të kësaj force politike, Eriona Bixha i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë historinë e saj të dashurisë me Eminin.
Në këtë dasmë, vetëm pak përpara fillimit të protestës së opozitës këtë të shtunë, kanë qenë të ftuar edhe shumë zyrtarë të LSI-së, duke përfshirë këtu edhe zëvendëskryetarin e partisë, Luan Rama, të cilin në këto foto e shohim edhe në një kërcim me nusen.
Eriona gjithashtu mban postin e Këshilltares së Bashkisë së Tiranës dhe ka qenë edhe në listat për deputetë të zgjedhjeve të kaluara./Gazeta Express/


























