Edon Zhegrova po vazhdon shkëlqimin në Francë.
Ylli kosovar gjeti sonte golin edhe ndaj Lyonit, me Lille që e mbylli pjesën e parë me epërsin prej dy golava – 2:0.
Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 26-të dhe shënoi 11 minuta më vonë.
Përveç golit të bukur, Zhegrova mori vëmendje edhe më mënyrën e tij të festimit.
Ai festoi duke e vendosur një maskë në fytyrë, si shenjë nderimi për reperin e njohur britanik, M Huncho.
Ndryshe, për Edon Zhegrovën ishte ky goli i tij i gjashtë në Ligue 1 këtë sezon.