Shqiptarët kanë të gjitha arsyet për të festuar sonte, pasi Zvicra, pjesë e së cilës janë futbollistë shqiptarë, kaloi në fazën tjetër në “Kupën e Botës Katar 2022”, pasi mundi Serbinë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti postoi foton e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës teksa festojnë së bashku, ndërkohë që nuk kurseu ironinë: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës.