28 nëntori u festua edhe në Angli.
Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë.
Po ashtu janë arrestuar edhe disa persona, të cilët sipas policisë kishin hedhur fishekzjarre në drejtim të turmave.
U raportua se janë hedhur shishe edhe në drejtim të organeve të rendit, shkruan Dailymail përcjell Klankosova.tv
Policia iu kishte dhënë urdhër atyre që të shpërndahen.
Festime për nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pati edhe në qytete tjera të mëdha të botës.