Ferizaj: Konfiskohen afro 2 mijë kilogramë mish

E publikuar: 21/02/2023 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sasi e konsiderueshme e mishit është konfiskuar në komunën e Ferizaj.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Lamir Thaçi.

Thaçi tha se janë konfiskuar afro 2 mijë kilogramë.

“Kontrolli është realizuar në të gjitha mishtoret e komunës së Ferizajt. Janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish. Inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mospajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri në asgjësim. Mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte. Aksioni u realizua përmes trupave  inspektuese nga regjionet e tjera”.

 

Zëdhënësi i AUV-ut tregoi edhe shkaqet e konfiskimit të këtij mishit.

“Problemet më të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur vulosur, dhe  sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik terjes, tharjes, tymosjes. Kushtet teknike sanitare dhe higjienike  të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë  dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”.