Foto: FHK
Klubi i hendbollit të femrave Ferizaj është kampione e re e Superligës së Kosovës në hendboll, shkruan “Zeri.info”.
Në duelin e dytë të zhvilluar sot ndaj Istogut, vashat ferizajase fituan me rezultatin 27:26, por që nuk ishte e mjaftueshme për t’u bërë kampione.
E gjitha kjo, pasi skuadra e Ferizajt duelin e parë e kishte fituar me rezultatin 24:29.
Kështu, Ferizaj thyen ecurinë pozitive të Istogut në Superligën e Kosovës në hendboll.