Ferizaj: Arrestohet personi që falsifikonte para, policia gjen shumë para të falsifikuara

E publikuar: 06/10/2016 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një person nga fshati Bibaj në Ferizaj, pasi që kryente veprën “falsifikim i parasë”.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur shuma të ndryshme të parave të falsifikuara. Para të cilat janë vënë në përdorim në shumë qytete të Kosovës si dhe në Shqipëri e Serbi.

“Fshati Bibaj, Ferizaj 05.10.2016-07:15. Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar monedha 32×20 €, 5×10 € dhe 1×5 €, një llap top me ngjyrë, mjete të nevojshme për prerje, skalper, brisk, gërshërë, izolator, letër foli, një vulë për vendosjen e datës, një shirit foli, një maskë plastike. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhuar vetë dhe se ka mashtruar 6 viktima (5 meshkuj dhe një femër K-Shqiptare) për të cilët janë iniciuar raste. Po ashtu i dyshuari ka deklaruar se ka vënë në qarkullim paratë e falsifikuara edhe në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë vendit si në Shqipëri dhe Serbi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.