Lajmet

FER’i i garanton lojalitet Vetëvendosjes

18.05.2016 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FER’i i garanton lojalitet Vetëvendosjes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka ironizuar me ish-kolegun e tij të partisë, Ilir Deda, i cili ka braktisur VV’në për të formuar një parti të re politike në vend.
Ismaili ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Facebook, duke thënë se fotografia, ku ai shihet bashkë me kryetarin e VV’së, Visar Ymeri, ish-kryetarin Albin Kurti, sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe nënkryetarin e Prishtinës, Dardan Sejdiu, është realizuar nga një femër, emri i së cilës, sipas tij, “do të bëhet publik së shpejti dhe do ta befasojë skenën politike në Kosovë, dhe jo vetëm”.

Javë më parë, deputeti tashmë i pavarur Deda ishte paraqitur në një fotografi bashkë me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila, sipas kësaj të fundit, ishte bërë nga “personi i tretë që është Kryetari/ja e Iniciativës” së re që Deda dhe Kusari do të bashkëthemelojnë.

Përveç se ka ironizuar me Dedën, të cilin Ismaili e kishte koleg partie edhe në Frymën e Re (FER), që pas një performance zhgënjyese në zgjedhje u bashkua me VV’në, Ismaili duket se ka dashur të dëshmojë se FER nuk do të kalojë në parti të re, por se do të mbetet pjesë e VV’së. /Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Më 41 vota për Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Rashiq: Formimi i institucioneve të bëhet në një “pako”, të mos lihet hapësirë për bllokada

Përplasja me policinë jashtë ambienteve të Kuvendit, shoqërohen në komisariat disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

IKSHPK apelon për vaksinim: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump: Presidenti ka të drejtë shkarkimi për drejtuesit e agjencive federale

Haziri: Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s, shkak mungesa e stabilitetit institucional

Avancimi i FSK-së, 12 kursantë aftësohen në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit

Haxhiu pret në takim Valentina Supertin, diskutojnë për reformat evropaine

SHBA-të do të qëndrojnë me aleatët evropianë në mbrojtje të vendeve baltike, thotë gjenerali amerikan

Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara

Bassuener: Riciklimi i narrativës për Kosovën nuk i sjell Serbisë të ardhme më të mirë, as sukses në zgjedhje

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit

Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kriminel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë

Haziri: LDK-ja ka nisur debatin e brendshëm paszgjedhor, nuk kemi marrë asnjë ftesë për takim