Ferdinand: Hazard është Ronaldo i Chelseas

E publikuar: 09/05/2017 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rio Ferdinand, ish legjenda e Manchester Unitedit, mendon se Eden Hazard është Cristiano Ronaldo i Chelseas.
“Hazard është përmirësuar dhe është lojtari kyç i Chelseas, siç ishte Cristiano Ronaldo tek ne”, ka deklaruar Ferdinand për The Times, përcjell Express.

Hazard është pjesë e Chelseas qe pesë sezone. Ai me ekipin nga Stamford Bridge ka fituar Premierligën, League Cup, Europa League dhe dy FA Cup.

Ai me fanellën e Chelsea ka luajtur rreth 250 ndeshje, derisa ka arritur të shënoj 71 gola.