“Njerëzit duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën tmerruese të rastit Monstra” ku u vranë pesë persona, kështu u shpreh sonte ish ministri i brendshëm Ljubomir Fërçkoski, në një debat në TV 24 Vesti, transmeton Portalb.
“Do të tmerroheni kur të dëgjoni të vërtetën e rastit të vrasjes në Smillkovë. Shqiptarët duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për këtë rast ku BDI nuk është dhe aq e involvuar sa disa të tjerë që janë. E vërteta është shumë me rëndësi të zbulohet. Ne nuk mundemi të fillojmë një shoqëri të re pa mos e zbuluar atë deri në fund, edhe sa të jetë ajo e shëmtuar para neve” tha mes tjerash Fërçkoski.