Ferati: Vizita e Kurtit në veri, mesazh që mund të normalizohet jeta edhe në ato pjesë

E publikuar: 04/04/2024 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sadri Ferati, ish-ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka thënë se vizita e sotme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në komunat veriore, mund të shihet si mesazh se edhe atje mund të normalizohet jeta.

“Mendoj që edhe në të kaluarën edhe sot vizita e kryeministrit mund të vlerësohet si një mesazh për sa varet nga institucionet e Kosovës edhe ajo pjesë edhe në atë pjesë mund të normalizohet jeta dhe mund të jetohet mirë”, u shpreh Ferati në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Nuk është faji i institucioneve të Kosovës pse atje ndodhin tensione dhunë edhe veprime destruktive të Listës Serbe, ndikimit të Beogradit, kërcënime të qytetarëve atje, mesazhi atje për sa i përket institucioneve të Republikës së Kosovës edhe në atë pjesë mund të jetohet mirë”.