Ferati: Në çdo shkollë të Istogut kemi sjellë kënde lojërash për fëmijët

E publikuar: 17/09/2025 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat e komunës janë vendosur kënde lojërash për fëmijët, në mënyrë që secili nxënës të ketë hapësirën e vet për lojë dhe argëtim.

“Fëmijët tanë meritojnë më të mirën, prandaj në çdo shkollë kemi sjellë kënde lojërash që çdo fëmijë të ketë vendin e vet për të luajtur. Rrugëtimi ynë vazhdon!”, ka deklaruar Ferati.