Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka mbajtur një tubim në qytetin e Mitrovicës.
“Në Mitrovicën e Kadri Veselit dhe Bedri Hamzës, besimi e angazhimi për progres është i madh”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Mitrovicën e Kadri Veselit dhe Bedri Hamzës, besimi e angazhimi për progres është i madh.
Qytetarët duan një Kosovë më të mirë, me vende pune, përkrahje për bizneset dhe investime kapitale. Për ta realizuar këtë, forca e vetme politike është Partia Demokratike e Kosovës.
Prandaj, vetëm duke qenë bashkë bëjmë gjëra të mira për vendin.