Një anketë e organizuar nga faqja e takimeve Victoria Milan, ka arritur në një përfundim befasues.
38 për qind e femrave të pyetura thonë se do të tradhtonin me fqinjin, gjithmonë nëse ai është i pashëm.
Por, me kushtin që të jetë marrëdhënie vetëm për njëherë. Nga ana tjetër, një e treta e meshkujve joshen nga një komshie bukuroshe. 44 për qind e tyre thonë se të tradhtosh me fqinjën, është shumë e rrezikshme. Sondazhi ka zbuluar se arsyet se përse femrat tradhtojnë janë shumë të kundërta nga ato të meshkujve.
Nëse 52 për qind e meshkujve thonë se e bëjnë këtë për pak qejf më shumë, 48 për qind e femrave thonë se e bëjnë këtë sepse janë dashuruar me dashnorin. Arsyeja e dytë më e madhe për të dyja gjinitë është ‘mërzia erotike’. 14 për qind e grave thonë se tradhtojnë si hakmarrja dhe vetëm 7 për qind e meshkujve thonë se tradhtojnë për këtë arsye.